Saturday, February 6, 2010

o o o o o o

Fadil Lepaja
Hesht, teper gjate hesht ...


Tashme edhe burrat kan nise te qajne si femije
Serialet prodhojne teper lageshti ne trup
Edhe shpirti squllet krejt

Kur koka ulet me e fshehe prej bote mallin
Lotet rrjedhin dhe tradhetojne
Pa trohe panike
Fshije lotin
Qe ndalet vetem ne gushe

hapi kujtimet
fletet e ditarit kan zene pluhur
le te perqafin kete mbremje
me shi
qe ndjell trishtim
perndryshe do te mbetet mister I perjetshem kush ke e lagu …

pastaj hesht
teper gjat hesht
deri ne mengjes gojen mos e qel

vetem shkronje pas shkronje
rehatoje dhembjen
krejt ne vargje katershe
sikur legjionar pa trohe meshire

mos te hutoi djepi I drurit tek perkundet ne vete
po nuk fjetem sonte mbi kete lekur ariu
qe shkelqen nen kete rreze hene
perjete do te perkundet I thate…ky djep

Amanet per se gjalli
veq perpara asgjese mos u dorezo
mos dhashte zoti asgjeja me te marre nen vete

se ske ku ik,
as nuk ke ku shkon

dikur krejte vone
thjessht ngritu ne kembe dhe shikohu ne pasqyre
lakuriq
perkule koken me respect
perpra vetes

pas kesaj me ritual
ne te kater anet e globit perkulu
vetem keshtu egoja do te qaj levozhgen e saje te akullt

Kur nje dite te zotit
Mos te jemi bashk
Hena do te na vije ne cep te dritares
ti banja me sy ashiqare
perdore si mesenger
te percjell deri te une mesazhet e mallit

eh, teper larg me ike
me vjet drite
asgje nuk kuptohet si malli,
asnje fjale e zotit nuk duhet me e fole ma teper
se malli e adhuron heshtjen

jepi driten tende henes
keshtu do te shihemi edhe ne terr
qellimi nuk eshte me e mbrri asnjehere hijen tende
as hijen time
as me preke dore xhamin e thyer te pasqyres

duhet veq me ece neper rruget e botes
kurr pa u ndal
deri ne lodhje
derisa gjuri te filloi te dridhet
dhe kerthiza te qirret

vitet as mos I numro
ato jane thjesht numra
numra qe na strehojne mbrenda
qe te dy

Epo
edhe numrat u shperbene,
zerot u avulluan ne eter
ti mbete vetem kujtim ne formen e nje gravure mbi baker

Sonte edhe hena duket e remt
nen driten qe leshojne kujtimet….dhe malli



Ndricim Ademaj
Aty ku e kishim lënë

Të prita me vite
veç për të t’thënë ‘mos më prit’

kush të tha se duhet ta ngatërrosh kohën
numrat
datat
rrugët,
a të mos piqemi kurrë më?!

ti e dije për kë binin këmbanat
kush vdiq e kush lindi
nga kurorëzimet pa dëshmitarë, e dije
po prapë zure veshët me duart e mia
dhe më puthe qorras

unë të prita me vite
aty, ku e kishim lënë
për ta kthyer kohën në vend
dhe për të thënë
lamtumirë...

Tahir Hoxha:
GJITHÇKA NË SHITJE


E bleu një emër
në pazarin e atyre që s’kishin më adresë.

E bleu lirë.

Në pëllëmbët e tyre
e gjeti rrugën e vetë kaherë të ëndërruar.

Arriti dikur.

Grushtin e dheut të vendlindjes
e shiti për baltë.

Lirë,
gjithçka kushton lirë
në pazarin e leckave të përdorura
të qytetit të ri…

Myrvete Ahmeti :
FLATRIM
O, këndej dimri than !
E ajo..,
shkëputet pavrejtshëm
nga gravitacioni e bota
e bartet si nji fluskë
brenda vështrimit t'vet
dhe humbet...humbet...
me jugën e vakët.

Struket në pëlhur dashurie,
dhe si një embrion,
qarkohet për rrethë nji vagullie blu.
dhe mbyll syt e saj mjegullor...

Ndritë e errë hapsira
prej gjoksit të saj
nga veriu e në jugë,
në nji pulsim drite.

E pastaj këmbëzbathur
vrapon mbi borën e bardhë
dhe plandoset
në krahët shkumëzor të detit t'paskaj.

E bora shkrihet majave të bjeshkëve
dhe rrëshket mbi barin e thatë
si nji dallgë e blertë magjije.

Cuditërisht largë...largë
shmanget poli i vetmis,
derisa rrëmbyeshëm e përqafojn
valët e përmallëshme,
si të syve të tij, milje largë.


Musa Bushrani:
NJË KËNGË PËR `SHIUN`

Kam trishtim nga fytyra jote e parë në takim me fytyrën time të fundit
tek kroi i xhamisë së çorr Agës mbeti gjithë ajo heshtje për t`u derdhur

Kush paska marrë abdest për ta lutur Zotin
që ti të ikësh pa njomur asnjë buzë të tharë dashurishte

Kërdinë po bëjnë ata dhe këta në përurime
eja t`i themi edhe ne nga dy fjalë për fillimin, mesin dhe fundin e durimit

Deri dje kemi qenë damarë të pikëllimit, tharmi i vuajtjes kemi qenë
nepër çdo strehë shtëpie kemi parë veten se si po kolovitemi

Pse nuk na thanë që ne s`ishim ata, ishin pika shiu te parëna

Miku im
tani kur ke strehën, ti dhe unë duhet te pijmë sërish nga një kafe mëngjesi
dhe të gjitha t`i perbijmë me nga një gllënkë…
… edhe miqësinë

0 comments: