Faruk Buzhala

PRINCESHA

Ah...
ç'më ngjave në një princeshë
e dalur nga përralla
dhe
të gjithëve
na fute në përrallë.


DERA E HAPUR ME VULëN E GISHTRINJëVE TU

Katër orë mi fale
në ditën e mërzisë së madhe
e heshtur
e raskapitur
por krenare.

Nuk e di
i shtyje ti akrepat
e unë i ndalja
apo
i shtyja unë akrepat
e ti i ndalje!

Peng të kohës mbetëm
duke pritur
lindjen e ditës së re.