Fadil Lepaja

Pa titull

Tashme edhe burrat kan nise te qajne si femije
Serialet prodhojne teper lageshti ne trup
Edhe shpirti squllet krejt

Kur koka ulet me e fshehe prej bote mallin
Lotet rrjedhin dhe tradhetojne
Pa trohe panike
Fshije lotin
Qe ndalet vetem ne gushe

hapi kutimet
fletet e ditarit kan zene pluhur
le te perqafin kete mbremje
me shi
qe ndjell trishtim
perndryshe do te mbetet mister I perjetshem kush ke e lagu …

pastaj hesht
teper gjat hesht
deri ne mengjes gojen mos e qel

vetem shkronje pas shkronje
rehatoje dhembjen
krejt ne vargje katershe
sikur legjionar pa trohe meshire

most e hutoi djepi I drurit tek perkundet ne vete
po nuk fjetem sonte mbi kete lekur ariu
qe shkelqen nen kete rreze hene
perjete do te perkundet I thate…ky djep

Amanet per se gjalli
veq perpara asgjese mos u dorezo
mos dhashte zoti asgjeja me te marre nen vete

se ske ku ik,
as nuk ke ku shkon

dikur krejte vone
thjessht ngritu ne kembe dhe shikohu ne pasqyre
lakuriq
perkule koken me respect
perpra vetes

pas kesaj me ritual
ne te kater anet e globit perkulu
vetem keshtu egoja do te qaj levozhgen e saje te akullt

Kur nje dite te zotit
Mos te jemi bashk
Hena do te na vije ne cep te dritares
ti banja me sy ashiqare
perdore si messenger
te percjell deri te une mesazhet e mallit

eh, teper larg me ike
me vjet drite
asgje nuk kuptohet si malli,
asnje fjale e zotit nuk duhet me e fole ma teper
se malli e adhuron heshtjen

jepi driten tende henes
keshtu do te shihemi edhe ne terr
qellimi nuk eshte me e mbrri asnjehere hijen tende
as hijen time
as me preke dore xhamin e thyer te pasqyres

duhet veq me ece neper rruget e botes
kurr pa u ndal
deri ne lodhje
derisa gjuri te filloi te dridhet
dhe kerthiza te qirret

vitet as mos I numro
ato jane thjesht numra
numra qe na strehojne mbrenda
qe te dy

Epo
edhe numrat u shperbene,
zerot u avulluan ne eter
ti mbete vetem kujtim ne formen e nje gravure mbi baker

Sonte edhe hena duket e remt
nen driten qe leshojne kujtimet….dhe malli


Pa titull

Hiq ma larg
se mbrëmë
nën të njejtin qiell
hëna ishte ishte pesëmbedhjetë
apo ishte vetëm edhe një lodër elektronike e varur lart mbi ne
për solemnitete rasti …
ndoshta ishte krejt tregim tjetër
me ditlindje, party
ndoshta, ndonjë I krisur e vari për ty
Hënën në qiell
ndoshta ishte vetëm kujtim i varur ne vetull
ndoshta …

...


Përjashta
pylli është krejt I vetëm
ne rrijmë nëpër shtëpi të ngrohta dhe ndërrojmë kanalet
sorkadhet sorollaten nëpër pyllin e vjetër
me bukurinë e vet sfidojne ujkun e murrme
që mprehë dhëmbët e bardhë
nëpër natën e errët …

…..

E
pastaj
krejt kah e sheh syri
bardh u bë
kur një pullë e vogël u këput dhe ra
përtokë
ndërkaq ne ishim në qiell e shtatë apo të tetë
nga lumturia
e kush numronte atë natë … nëpër hava …

….

Dikur,krejt vone, dikur
kur dielli tashme kishte dalë
mbetëm pa hije
lakuriq në mes të ditës
rrobat nuk e mbulojnë ndjenjën e vetmisë përpara diellit
rrezet depërtojnë tejpërtej nesh
krejt të tejdukshëm jemi ba
hije nuk bëjmë më …



Eja
Pra të mbushim këtë cast me ngjarje
Krejt Jeta përbëhet nga castet
Dhe ngjarjet
Kujtimet vlojnë



Mbi kete gurë të ngrënë kohe
lëshoje trupin e sfilitur
thjesht ulu pranë meje
të vështrojmë së bashku këtë lule kah qelë
dhe kaktusin plot gjemba kah djersitet në shkretëtirë
etja po na bënë me gërrye zallin me thonjë
deri te burimi



Pas krejt kësaj
loje
Kah do ikim sonte,
vetja nuk na ze
tjeret nuk na marrin ne vete nën shtëpizën prej kërmilli
kemi mbetur të pashtëpi nën kulmin tonë


Dritarja mbylle syte dhe hana zhduket



Zemergure ...

Sonte fjalet i kam zbathur nga kuptimi
po eci krejt per toke
sonte
krejt dathe
po vij kah ti
mbi një pistë të rrafshët të vallëzimit
mbi bare
damaret janë shlirue
shume pune bene
vera e kuqe
dhe puthjet e zjartta
në imagjinatë

...

Gjithë natën e lume
pa gjumë
një zog mali qukiste me sqep
mbi qelqin e dritares …



Trupi ngjeshet per trupi
Përplot tension
notat vallzojne të përndezura
mbi vijat e pentagramit
një e rrënqethur e fortë
ngjitet shpines perpjet
kapet te floku I verdhë
te floku qe kacavaret plote shpresë
supeve të zbuluara
qafa
perkulet tundueshëm,
unazat nuk e mbajne
epshin

...

Mos e mbyt gezimin
Menjëher në bebëza
qerpikun mos e përdridh
harfa e zemres jane qerpikët
si në libër të hapur
lexohen vibrimet e dëshirës së pafund
ne qafe
damaret fryhen
frymë …
zjarrë del nga gjoksi …
kulsheder e madhe pasioni
e vallja hiqet e rëndë si toka ….
Magma rrëshqet nëpër koridoret e gurta
Të zemrës...
Zemërgurë



Këmba e ndjek këmben
këmbë pas këmbe
të shtërnguar fort
formohet ngjarja
ambijentohu nëpër hartën e kujtesës
ose dil përjashta e merr frymë thell
dhe pendohu
se zoti i falë ata që mëkatojnë vetëm në mendime



Nje perkulje e potë prapa
gjak blu
elegance
beli I sajë thyhet sikur shelg'I butë
degëlëshuar
nga dëshprmi
graviteti
tërheq pamëshirshëm
teposhtë…
ferr poshtë
poshtë dorës së tijë
që nuk len me ra
përtokë



Kerthize per kerthize ngjeshur
kafshohen notat plot afsh
vibrojnë muret e holla të vëmendjes
mos paragjyko
le te dal ku te doje
zjarri I kësaj loje të cmendur
leshoje trupin të shëtis nëpër pistën e vallëzimit
trurin le ta marr ditë të lirë
orkestara eshte nën extazë
duart ndjekin ritmine saje nëpër mëndafsh

...

Trupi ka marre ngjyre roze
dora përmbledh belin e lazdruar
ajo bëhet sikur don me ike'
ndërkohë
me sy
thërret plot alarm
eja ne bebeza
të marr të tërin mbrenda dhe vallen nuk e ndali
dora vallëzon nëpër mëndafsh
e ti e kap ritmin e valles mbi shuplakën time

...

Zemra është qmendur nën mëndafsh

...

Buza maje mali
merr guxim
nuk ka fjalë
fjalët janë shpërbërë nga zjamria
vetëm zjarre këmbejne buzët
edhe deti tërbohet në bebëza
kur gjuha takon gjuhen
në udhëkryqin ku takohen erërat e furishme
uraganet ulërijnë
saksofoni heshtë I mbështetur për muri

….

Sërish
Beli thyhet
floku kap token
kap barin e blertë nën vete
pastaj
çdo gjë ndalet vrullshem
bashk me muziken …
krejt kunder natyres



Mbetën për pak caste
ashtu
të ngrirë
trup mbi trup,
dy harqe te ndehura
nen mendafsh zjarret kishin mare fryme
krojet ishin fryre
a thua
a don me u ndez zjarr i madh
apo do te kete vershime te pafund
beli është tepër i hollë
shumë kam frike
se mos më këputet ne dore

...

Mos ki frike nga vrulli im
as nga plogështia yte
vallja e bënë të veten
ti vetëm ngjeshu trup në trup
dhe shkel mbi këmbët e mija
ska dert
unë I dijë të gjitha notat
e kësaj melodije


...

Duart rreth qafe shterngohen
buza i pret rrugen buzes
beli shpurthe nën kthetra ariu
si shendrrohet njeriu në arushë në një ]ast shprese
lufte e rrufeshme në pjesën intuitive të trurit
asgjë nuk premtonë armpushim …
pastaj ajo thot …. Jo
vdiqa në këmbë
dhe duart rreth qafe shlirohen
bien


...


Vetem beli ende pushon ne pellemben time …

...

I jap kurajo zemrës
Mos u ndal
humnera kalohet vetem me një hap
ja vdis, ja jeto ...
dora rreshqet vet nen mendafsh
kur lëkura prek në lëkurë
qielli ndezet nga shkreptima rrufeje
rruget e fatit degezohen deri ne qiell
e dihama
shprishë qtësinë duke u strukur ne vesh
qull qenka ba dynjaja
bie ne gjunje
dhe dorzoj kredencialet e mija
mezi mbaj pëllëmb]ën e sajë mbi timen
vallëzimi ka marrë fund
ajo buzëqeshë sikur më pyet
ku ishe ti sonte
në ferr a në parajsë…
e ku dijnë femrat të bëjnë pyetje
ato dijnë vetëm të japin përgjigjje me maje te gjuhes
pergjigjje që nuk i luan
as topi I mbretit

...


Gjithë natën e lume
pa gjumë
një zog mali qukiste me sqep
mbi qelqin e dritares …


....

Krejt dath po eci neper toke





Pas dyzet gurësh ...

( Baladë )

Ne fillim ishte fjala
fjale pas fjale u bë lëmsh i madh fjalësh
ky lëmsh i pazgjidhshëm

II

Njeriu kurreshtar e hengri mollën e ndalueme
dhe sytë i shkëlqyen plotë epsh
shtaza ulëriu nën gjoksin e bardhë të Evës
Adami i hoqi gjethen e fikut dhe mëkatoi për herë të parë
Pa e dijtë as cka po ban...

III

Parajsa ishte tepër e thjeshtë
pa rrugë dhe pa drejtime që duhej ndjekur
nuk shkoje askund
as të vinte kush për vizitë
truri merrej vetëm me ekzekutivë ...

IV

Dikur në pak ditë u krijua krejt bota
rrumbullake
ty tu desh me qelë rrugët
rrugë pas rruge,
me i shtrue në gurë
trotuare ...

V

Pastaj e humbe rrugën
Të vinte turp me i pyet kalimtarët se ku je
pastaj oborri i shtëpisë t’u ba univers
keq
kur ne oborr të shtëpisë e humb rrugen...
mbetesh ballë për ballë
me vetveten
pasqyra të shikon e nuk të flet
as nuk t’i këthen fjalët mbrapsht
me kot i rrotullon filxhanat
qet fall
asksuh nuk din me të tregue kah po shkojmë...

VI

E përkdhel sedrën
kafshon buzën idhshëm
shijon sërish natën e mbrëmshme
shtrydh palcën kurizore të sajë deri në klthma

VII

Kush trokiti mbrëmë në portën e zemrës tënde
fjalëkalimi ishte një formulë e thjesht numrash
pa kuptim
të cilën e dije vetëm ti
edhe Ai
kod i krijuar për një zemer që i qelë
notat e dashurisë
sikur lulet
dikur marrin kuptim edhe simbolet boshe
përplot eho ...

IX

Dje , në detin e pafund të fjalëve
e hodhe një shishe me tapë
mbrenda një pusullë
apo ishte vetëm ndonjë fjalë e kotë
e përplasur xhamash në afekt ...

X

Sidoqoftë edhe ajo ditë iku
edhe një tjetër pas sajë
ditë pas dite iku edhe ideja e mëkatit
e mallkuar mbeti ajo ditë kur ike e shaluar përjetë
plot huti u mbylle mbrenda kordinatave të përbuzjes kolektive
katudi tashmë nuk të donte
dritarja të dukej si giljotinë jakobine
të hante kurreshtja cka po ndodhë matanë rrugës
inati i madh me zgjat kokën mbi gardh

XI

Pikë, pikpë, pikë
vetëm tri pika gjak të zakonshëm
duhej me i derdhë mbi qarshafin e bardhë
për me i mbulue dy gishtë fytyrë
Ai do të ishte sot aty
me ty
duke shikuar nëpër dritare qiellin e pafund
me yje
duke shtërnguar belin tëndë të brishtë
sikur krizantemë ...

XII

Por sulmi ishte aq i përqendruar
krejt arsenali i rëndë i drejtuar vetëm në dy gishta vend
mbi iksin e mbuluar me shëllunga leshi të pakrehur kurrë
dorëzimi ishte i pakërkuar
ata donin vetëm me të lanë një shenjë në atë brdhësi të pafund
bebëzat ulurinin përballë sajë ..

XIII

Fjalët u përhapën sikur sorrat
të thashe dhe s’më besoje
sulmi ishte planifikuar në Olimp
kur perënditë e dehur po luanin me fatin tëndë ...

XIV

Tatpjeta e bënë gjithnjë të vetën
fjalë pas fjale
të gjitha ndoqën fatin e Sizifit
tregimi i sajuar e mori dhenë
askush nuk e kapte ma fllin
u përfol
doruntina nuk ishte krejt qysh u dasht me kon
u fol nën za dhe krejt kjo
mbijetoi mosbesimin e përgjithshëm
në katundin përballë dikush paska qitë pushkë atë natë
u përfol se Konstatnini erdhi me ty deri te dera e oborrit
të gjithë u nemitën
dhe deshtën me besue
pra Konstantini skishte lëvizur kurr nga varri qe njëmij vjet
bela e madhe
kur i vdekuri del dëshmitarë për të gjallin

XV

Krejt e kam të qartë
si këtë ditë me diell që po e ha në sy
legjenda u thur për me mbulue marren e madhe
burra hijerëndë rrijnë kokëulur
këmbëkryq mbi lëkurën e ujkut
për mos m shtue në peshë

XVI

Asaj i dhanë rrugët kur e kuptuan
Të nëntë vllezërit prehen në varre
kërkush nuk ka mbetë me shkrep pushkë për të
tash kushdo mundet me ngjitë fjalët
edhe bishtin me ja ngjitë ... populli e beson

XVII

Fjalë pas fjale
me kërrabza koti u thur legjenda
secili e hidhte nga nje fije bari mbi trupin e sajë
për me mbulue marren e përgjithshme
deri atëher kërkush nuk kishte thënë aq hapur sikur ajo
të dua ... të dëshiroj ... më merr në sy o drangua
marrrja e zotit
qika me folë e me shplue fundin e barkut
bota kruan fundin e maxhes së huaj
dhe jeton nga fjalët që i përtyp plot shije

XVIII

E
fjala fjalën nuk e mund
ky zingjirë i pafund fjalësh është lidhur nyje
lëmsh i madh plot epsh
12 fise janë mbledhë rreth sofres së madhe
Ska pleqnar as akademi shkencash që i bjen në fije

XIX

Veq Leka i Madh
Që e urrente fisin e vet
ja ban qaren kësaj pune
me shpat
ja pret kërthizen
dhe ja nal ulërimen në fyt...

XX

Vetëm pas dyzet gurësh ban me u pi edhe uji
Ku ka pëshurrë mbreti
Në fillim dhe në fund të qdo gjëje ishte dhe do të jetë fjala ....
Të gjitha tjerat janë vetëm materje