Ivana Dervishi

Në ëndrrat e mia

Edhe po të humba nuk do të vuaj, sërish në ëndrrat e mia do të të fitoj...
Edhe po më urreve sërish në ëndrrat e mia do të dëgjoj fjalën "të dashuroj",
Edhe po të pashë me një tjetër në ëndrrat e mia do të ëndërroj vetëm,
Edhe po ike larg në ëndrrat e mia do të jesh më pranë se kurrë,
Edhe po të ndali zemra në ëndrrat e mia ti do të jetosh,
Edhe po të humba nuk do të vuaj, sërish në ëndrrat e mia do të të fitoj..
Cfardo që të të ndodhi, cfardo që të bësh,
Ti je në ëndrrat e mia ashtu sic unë të dua,
Ti je princi i kaltër...
Qe me dashuron mua



VIJ, IKEN

Une vij,
E rruges se ardhjes,
Te shoh ty te humbur teksa iken...

Te dy ne po te njejtin vend,
Ikim...
Vijme...

Te dy tek faltorja jone...
Qe eshte aty,
Duke pritur ikje,
Ardhje,
Riardhje,
Ti ikje.....

Mbase hapat e mia,
Mbi te tuat ndalen,
Ah, do te isha e lumtur per kete!

Por mbase edhe mendimet e mia,
Me te tuat puthen ne horizont,
Larg bregut ku dallget pa meshire perplasen.

Ketu edhe ajri me ngjason me i fresket,
Edhe dielli shkelqen me shume,
Edhe deti kthjellohet gjer ne tejdukshmeri....

Atje thelle,
Ti me puth,
Une te perqafoj
Dhe te them...
Do te vij gjithnje ketu
Edhe kur te plakem.

Ti qesh,
Me thua,
E di?
Une te pyes cfare
Dhe ti me thua:
Edhe une.
Pastaj serish puthemi,
Dashurohemi serish.

Dielli po zhytet nen uje
Duke lene pas lot te kuq,
Mendimet tona puthen nen ate zjarr,
Ndersa hapat tane ketu kane filluar dashurine.

Nuk ndjej dhembje,
Vec arome dashurie te lire
Qe endet rreth meje...

Pyes veten,
Pse?
Pse nuk ishe plakur ti?

Pyes detin,
Pse,
Pse nuk ishte thare ai?

Pyes qiellin,
Pse,
Pse nuk je nxire?

A nuk kane kaluar shekuj?