Ditët e Fundit të Janarit
Janar o dimër,
Janar o vjeshtë
U prenë vajtje dhe ardhjet
Asgjë nuk pipëtin në udhëkryq
Premieres i erdhi fundi
S ‘ ka rëndësi më
Nëse je personazhi
Në rolin Gent
U la në harres
Fjala-peng
Timonin e mbanë ende
Mugëtira e mbrëmjes
Nuk na sjell ma ballëprballë
Mbi shtegthin do të pashitet malli
Veranda ndarese,
Thithë eter derisa mbyllen bebëzat
Kohem nga hija e tetë
Tetë hije janë fuzionuar në një te vetme
Rrugës së Piramideve
Merohem me gjithqka sjell dita e re
Pellgaçe e hedhur
Në pluhurinë e marimangës
Lëkur kohe
Degë e zgjatur deri n lum
Fundja fundjes
Mbyllën vitin
Kotë më dehën akrepat e ores
Në oazën e pagjumëse
Muret e kështjellës
Fletëpërcjellësja thotë në poshtëshënim:
Çastëshëm dehëm ,
Por jo nga
Vera vieneze.....
Trokitje
Trokitje te dera e zemeres
frymarrja thellon
bronkiet protestojnë zhurmshëm
bëhen se janë
për pak dramë, loje skenike
heshtja ma mori pritjen
me iku gjysma e fjales
qe e kam ruajtur për ty
mendimet bëhen statuja
kopertinat e mallit mbyllen
faqet brenda lexohen
ikja tashmë u harrua
veq gjurët tua në copa të thyera të paqyres
reflektojne imazhe te vonuara digjitale
trokitje në kujtese
mos ik në harrese
Arbenita Rrmoku
Subscribe to:
Posts (Atom)